Postuar te Artikuj & Tutoriale, Shkencë kompjuterike, Zhvillim i softuerit

Intervistë me Donald Knuth

Donald E. Knuth i kreu studimet universitare në Case Institute of Technology më 1960. E mori një PhD në California Institute of Technology më 1963, nën drejtimin e Marshall Hall-it, Të Riut. Iu bashkua Universitetit të Stanfordit (Stanford University) si Profesor i Shkencës Kompjuterike më 1968. Më 1993 u bë Profesor Emeritus i Artit të Programimit Kompjuterik (The Art of Computer Programming), në Universitetin e Stanfordit.

Lexoje/Shkarkoje intervistën këtu (pdf):

Profesori Knuth ka mbajtur pozita vizite në Universitetin e Oslos (University of Oslo, 1972-1973) dhe Universitetin e Oksfordit (University of Oxford, 2002-2017). Ka folur në shumë konferenca, duke e përfshirë edhe një fjalim me ftesë në Kongresin Ndërkombëtar të Matematikanëve (International Congress of Mathematicians) në Nice më 1970; Ligjëratën e Gibbs-it të Shoqërisë Matematike Amerikane (the American Mathematical Society’s Gibbs Lecture) më 1978; Ligjëratën SIAM von Neumann (the SIAM von Neumann Lecture) më 2016. Profesori Knuth i ka marrë disa çmime, duke e përfshirë edhe ACM A.M. Turing Award më 1974, Medaljen e Shkencës (Medal of Science) nga Presidenti Carter më 1979, Çmimin Steele të Shoqërisë Matematike Amerikane (American Mathematical Society’s Steele Prize) për të shkruarit shpjegues më 1986, Medaljen Benjamin Franklin (Benjamin Franklin Medal) më 1988, Medaljen Adelsköld (Adelsköld Medal) nga Akademia Suedeze e Shkencave (Swedish Academy of Sciences) më 1994, Çmimin Harvey (Harvey Prize) nga Technion më 1995, Medaljen John von Neumann të IEEE-së (IEEE’s John von Neumann Medal) më 1995, Çmimin Kyoto për Tekonogji të Përparuar (Kyoto Prize for Advanced Technology) më 1996, Shpërblimin Idetë më të Përparuara të Dijes në Teknologjitë e Informatës dhe të Komunikimit 2010 (Frontiers of Knowledge Award in Information and Communication Technologies) dhe Medaljen Michael Faraday të IET-së (IET’s Michael Faraday Medal) më 2011. Knuth është zgjedhur anëtar në Akadaminë Kombëtare të Shkencave (National Academy of Sciences) më 1975, në Akademinë Kombëtare të Inxhinierimit (National Academy of Engineering) më 1981, dhe Shoqërinë Filozofike Amerikane (American Philosophical Society) më 2012. Ai është bashkëpunëtor i jashtëm i Akademisë Franceze të Shkencave (French Academy of Sciences), i Akademisë Norvegjeze të Shkencave dhe Letrave (Norwegian Academy of Science and Letters), i Akademisë Bavareze të Shkencave (Bavarian Academy of Sciences), i Akademisë Ruse të Shkencave (Russian Academy of Sciences), dhe Anëtar i Jashtëm i Shoqërisë Mbretërore të Londrës (Foreign Member of the Royal Society of London). Ai është Anëtar i Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave (Fellow of the American Academy of Arts and Sciences), i Shoqërisë Kompjuterike Britanike (British Computer Society), i Shoqërisë për Matematikë Industriale dhe të Zbatuar (Society for Industrial and Applied Mathematics), i Shoqërisë Matematike Amerikane (American Mathematical Society), i Asociacionit për Makineri Llogaritëse (Association for Computing Machinery, ACM), dhe i Muzeut të Historisë Kompjuterike (Computer History Museum); po ashtu Anëtar Nderi i Institutit për Inxhinierë Elektrikë dhe Elektronikë (Honorary Member of the Institute for Electrical and Electronics Engineers, IEEE) dhe i Shoqërisë Matematike të Londrës (London Mathematical Society). Profesori Knuth mban doktorata nderi nga mbi 30 universitete nëpër botë, duke e përfshirë Universitetin e Harvardit, Universitetin e Oksfordit, Universitetin e Parisit, Institutin Mbretëror të Teknologjisë (RIT) në Stokholm, Universitetin e Shën Petersburgut, Universitetin e Montrealit (Université de Montréal), Universitetin e Tübigenit, Univeritetin e Oslos, Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë në Zürich, Universitetin e Bordeaux, Universitetin St. Andrews, Universitetin Kombëtar të Irlandës, Universitetin e Antwerp-it në Belgjikë, Universitetin Masaryk në Çeki, dhe Universitetin e Maqedonisë në Greqi. Bashkë me Herbert Wilf-in, Profesori Knuth e bashkëthemeloi Revistën e Algoritmeve (Journal of Algorithms) më 1979, dhe ka shërbyer si anëtar i bordit redaktues në shumë revista, duke ie përfshirë Advances in Mathematics (1971-1979), Combinatorica (1985-1998), Discrete and Computational Geometry (1986-2012), Discrete Mathematics (1970-1978), Electronic Journal of Combinatorics (1994-2013), Historia Mathematica (1972-1979), Journal of Graph Theory (1975-1979), Journal of the ACM (1964-1967), Random Structures & Algorithms (1990-2007), SIAM Journal on Computing (1973-1979). Planeti i vogël “(21656) Knuth” ishte emërtuar për shkak të tij më 2001.

Lexoje/Shkarkoje intervistën këtu (pdf):

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s