Stephen Covey, në librin e tij “Zakoni i 8të” i paraqet pesë epokat e zhvillimit të qytetërimit:
Epoka e parë ishte e Epoka e Gjuetarit/Grumbulluesit të ushqimit, me rezultate minimale të punës. Pastaj vjen Epoka e Bujkut, me të ardhura rreth 50 herë më të mëdha. Pason Epoka Industriale me produktivitet 50 herë më të madh se sa buqësia familjare. Pastaj vjen Epoka e Punonjësit të Informacionit/Dijes. Këtu Covey e citon Nathan Myhrvold, ish-shefin e teknologjisë në Microsoft: “Zhvilluesit më të mirë të softuerit janë më produktivë se zhvilluesit mesatarë të softuerit jo me një faktor 10X apo 100X apo edhe 1000X, por me 10,000X.”
Tani, a duam të ndërtojmë programerë me faktorin 10X (për 3-4 muaj trajnim), apo 100X (me shkolla profesionale) apo 1000X (me fakultete cilësore) apo 10,000X (me fakultete cilësore, sistem të mirë të punësimit, mundësi të zhvillimit profesional në punë, brain gain të ekspertëve më të mirë, shtet stabil).
Mendoj se kjo e përmbledh në pika të shkurta Vizionin e Duhur (apo një draft fillestar të tij).