Postuar te Shkencë kompjuterike, Zhvillim i softuerit

Referenca dhe rekomandime

  • Dr. sc. Eric Freeman
  • Dr. sc. Arianit Kurti
  • Dr. sc. Mexhid Ferati
  • Dr. sc. Dukagjin Pupovci
  • Dr. sc. Faton Berisha dhe
  • Dr. sc. Muhib Lohaj

“…I’ve had the pleasure of working with Ridvan Bunjaku during the development of my book “Head First Learn to Code” published by O’Reilly Media Press in January of 2018. Ridvan acted as a technical reviewer for this book (he was one of a dozen or so) and was chosen through an interview process that took into account his diverse background as a programmer, teacher, computer scientist with an advanced degree, and also given his past experience with the Head First format—a non-standard technical teaching format that focuses on learning, not reference, with incorporated conversation, the heavy use of graphics and brain-friendly teaching techniques based on the work of Kathy Sierra.

When Ridvan became involved in the work my expectation and his responsibility was simple: to read the material, pointing out errors, issues and areas of improvement. Ridvan however took this role to another level; Ridvan not only tackled the material, standing above the rest of the group in his suggestions and corrections, he also became, essentially, the ad hoc team leader for this group and even helped the morale of the author though his interactions with the entire team. Finally, even more surprising, in a group of largely native English speakers, Ridvan also was the most valuable player in correcting the author’s use of English—no small feat.

Based on my work with Ridvan there is no doubt he is an individual with an amazing work ethic, and one that strives for excellence.  My book benefited greatly from his participation and it was a blessing to have him on the team…”

Eric Freeman, Ph.D.

Inventor of Lifestreams, the basic idea behind Facebook and some Apple and Microsoft products; former CTO of Disney.com

August 2018

***

“…E kam pasur kënaqësinë të punoj me Ridvan Bunjakun gjatë zhvillimit të librit tim “Head First Learn to Code” botuar nga O’Reilly Media Press në janar të 2018ës. Ridvani ka vepruar si recensues teknik për këtë libër (ai ishte një nga rreth 12 vetë) dhe u zgjodh përmes një procesi të intervistimit që e mori parasysh formimin e tij të larmishëm si programues, mësues, shkencëtar kompjuterik me një diplomë të avancuar dhe gjithashtu duke pasur parasysh përvojën e tij të kaluar me formatin Head First – format jostandard teknik i mësimdhënies që fokusohet në të mësuarit, jo në referencë, që përfshin bashkëbisedim, përdorim të shumtë të grafikës dhe të teknikave të mësimdhënies që janë miqësore për trurin, bazuar në punën e Kathy Sierra.

Kur Ridvani u përfshi në punë, pritja ime dhe përgjegjësia e tij ishte e thjeshtë: ta lexonte materialin, duke i treguar gabimet, çështjet dhe fushat e përmirësimit. Mirëpo Ridvani e çoi këtë rol në një nivel tjetër; Ridvani jo vetëm që e trajtoi materialin, duke qëndruar mbi pjesën tjetër të grupit në sugjerimet dhe korrigjimet e tij, por ç’është më e rëndësishmja, u bë edhe drejtuesi ad hoc i ekipit për këtë grup dhe madje e ndihmoi moralin e autorit përmes ndërveprimeve të tij me të gjithë ekipin. Së fundi, edhe më befasuese, në një grup njerëzve ku shumica e kanë gjuhë amtare anglishten, Ridvani ishte gjithashtu lojtari më i vlefshëm në korrigjimin e përdorimit të anglishtes nga autori—arritje jo e vogël.

Bazuar në punën time me Ridvanin, nuk ka dyshim se ai është individ me etikë të mahnitshme të punës dhe që përpiqet për shkëlqyeshmëri. Libri im përfitoi shumë nga pjesëmarrja e tij dhe ishte bekim që e pata në ekip…”

Dr. sc. Eric Freeman

Shpikësi i Lifestreams, ideja bazë prapa Facebook dhe disa produkteve të Apple dhe Microsoft; ish CTO i Disney.com

Gusht 2018


“…I know Mr. Bunjaku since autumn semester 2012 when he was my student at South East University in Tetova (FYR Macedonia) and my impression about his work and engagement was very positive. (…) Beside excellent track record of his academic achievements he has an impressive list of activities and extensive experience both in university teaching and working in the field of ICT. Furthermore, he has authored a number of books and other materials relevant for his field of interest for his fellow students and general public within the ICT field.

All this shows that he has great ability for taking initiatives for things of his interest within the curricula of the courses as well as in the professional activities mentioned above. He is one of the students that I have taught that understands that excellence is a journey and not a destination. Furthermore he is a very outspoken and communicative person with great skills. Beside this, Mr. Bunjaku has great research capabilities and work skills…”

Arianit Kurti, Ph.D.

Letter of Recommendation

Växjö, June 2015

***

“…e njoh z. Bunjakun që nga semestri i vjeshtës 2012 kur ishte student në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë (IRJ e Maqedonisë, tash Maqedonia e Veriut) dhe përshtypja ime për punën dhe angazhimin e tij ishte shumë pozitive. (…) Përveç historisë së shkëlqyer të arritjeve të tij akademike, ai ka një listë mbresëlënëse aktivitetesh dhe përvojë të gjerë si në mësimdhënien universitare ashtu edhe në punën në fushën e TIK-ut. Për më tepër, ai është autor i një numri librash dhe materialesh të tjera relevante për fushën e tij të interesit për kolegët e tij studentë dhe publikun e gjerë në fushën e TIK-ut.

E gjithë kjo tregon se ai ka aftësi të mëdha për të ndërmarrë iniciativa për gjëra të interesit të tij në kurrikulat e lëndëve si dhe në aktivitetet profesionale të përmendura më sipër. Ai është një nga studentët që u kam dhënë mësim që e kupton që shkëlqyeshmëria është udhëtim e jo destinacion. Për më tepër ai është person shumë i hapur dhe komunikues me aftësi të mëdha. Përveç kësaj, zoti Bunjaku ka aftësi të mëdha kërkimore dhe aftësi të mëdha pune…”

Dr. sc. Arianit Kurti

Letër rekomandimi

Växjö, qershor 2015


“…Ridvan is a highly motivated and caring person. He has the enthusiasm, maturity and interest to excel and succeed in the classroom, never hesitating to come up with interesting questions and sometimes even having longer discussions after class concerning his inquiries. I would like to emphasize his urge to implement his theoretical knowledge into real life problems, making him very pragmatic about the knowledge he acquires.

His enthusiasm and classroom presentation enables him to achieve an excellent success. His poise and rapport with me as a teacher of the Human-Computer Interface class displayed both respect and real caring interest in his success. His real interest in self-improvement and personal preparation is something I attempt to install in all my students who have long-term goals.

Ridvan has many other positive values, aside being a great student. He has the ability to spread his helping nature and altruism amongst his classmates and friends. His greatest virtue is leveling with people of every background, understanding every situation he indulges in and giving his best to bring even the slightest positive change to that situation…”

Mexhid Ferati, Ph.D.

Letter of Recommendation

Tetovo, June 2015

***

“…Ridvani është person shumë i motivuar dhe i kujdesshëm. Ai e ka entuziazmin, pjekurinë dhe interesimin që të shkëlqejë dhe të ketë sukses në klasë, duke mos hezituar kurrë të parashtrojë pyetje interesante dhe ndonjëherë edhe duke pasur diskutime më të gjata pas orës në lidhje me pyetjet e tij. Do të doja ta theksoja dëshirën e tij për t’i zbatuar njohuritë e tij teorike në problemet e jetës reale, duke e bërë atë shumë pragmatik për njohuritë që i merr.

Entuziazmi dhe prezantimi i tij në klasë i mundëson atij të arrijë sukses të shkëlqyer. Qëndrimi dhe raporti i tij me mua si mësues i lëndës “Ndërfaqja Njeri-Kompjuter” shfaqte edhe respekt edhe interesim të vërtetë për suksesin e tij. Interesimi i tij i vërtetë për vetë-përmirësimin dhe përgatitjen personale është diçka që përpiqem ta instaloj te të gjithë studentët e mi që kanë qëllime afatgjata.

Ridvani ka edhe shumë vlera të tjera pozitive, përveç të qenët student i shkëlqyer. Ai e ka aftësinë ta përhapë natyrën e tij ndihmëse dhe altruizmin midis shokëve të klasës dhe miqve të tij. Virtyti i tij më i madh është nivelizimi me njerëzit e çdo prejardhjeje, të kuptuarit e çdo situate në të cilën përfshihet dhe ta japë maksimumin për ta sjellë qoftë edhe ndryshimin më të vogël pozitiv në atë situatë…”

Dr. sc. Mexhid Ferati

Letër rekomandimi

Tetovë, qershor 2015


“…I dare to say that Ridvan has been among 2-3% of the best students I have ever had in my 19 years long career in the Department Of Mathematics in Prishtina. I had an opportunity to examine his knowledge in several major courses, and I think that he is not only a talented mathematician and computer scientist but also a very  hard-working person, always willing to broaden his knowledge. (…) His open, cooperative personality and strong background allow me to wholeheartedly recommend him to your kind attention…”

Dr. sc. Dukagjin Pupovci

Letter of Reference for Mr. Ridvan Bunjaku

Prishtina, December 2004

***

“…Guxoj të them se Ridvani ka qenë në mesin e 2-3% të studentëve më të mirë që i kam pasur ndonjëherë në karrierën time 19-vjeçare në Departamentin e Matematikës në Prishtinë. Kam pasur rastin t’i shqyrtoj njohuritë e tij në disa kurse madhore dhe mendoj se ai nuk është vetëm matematikan dhe shkencëtar kompjuterik i talentuar, por edhe një person shumë punëtor, gjithmonë i gatshëm për t’i zgjeruar njohuritë e tij. (…) Personaliteti i tij i hapur, bashkëpunues dhe e kaluara e tij e vlefshme më lejojnë t’jua rekomandoj me gjithë zemër…”

Dr. sc. Dukagjin Pupovci

Letër referuese për z. Ridvan Bunjaku

Prishtinë, dhjetor 2004


“…I had opportunities to know Mr. Bunjaku both as a student of mine on the subjects of Programming languages during his undergraduate studies of applied mathematics at our University, and, since this year as a colleague, since he has been appointed a teaching assistant for a course on Java programming at my department.

I have a very high opinion of him both as a student and a colleague; I consider him to be a very hard working and innovative, distinguished for his studying and research abilities…”

Dr. sc. Faton Berisha

Letter of Reference for Mr. Ridvan Bunjaku

Prishtina, December 2004

***

“…Kam pasur mundësi ta njoh z. Bunjakun edhe si student timin në lëndët e Gjuhëve të Programimit gjatë studimeve të tij universitare për matematikë të aplikuar në Universitetin tonë, edhe që nga ky vit si koleg, që kur është emëruar asistent mësimdhënës për një kurs mbi programimin në Java në departamentin tim.

Kam opinion shumë të lartë për të edhe si student edhe si koleg; e konsideroj njeri shumë punëtor dhe inovativ, i dalluar për aftësitë e tij studimore dhe kërkimore…”

Dr. sc. Faton Berisha

Letër referuese për z. Ridvan Bunjaku

Prishtinë, dhjetor 2004


“…Ridvan Bunjaku gjatë studimeve ka qenë student i shkëlqyeshëm dhe shumë aktiv në ligjëratat nga lëndët të cilat i kam ligjëruar unë. Gjatë ligjëratave, shumë herë bënte pyetje shumë interesante, me çka vërehej thellësia e të kuptuarit të koncepteve dhe problemeve matematike (…) Duke pasë parasysh përgatitjen e Ridvanit, lirisht mund të themi se ai disponon me bazë të shkëlqyeshme në fushën e matematikës (…) Edhe në aspektin kolegial, Ridvani është person bashkëpunues, transparent dhe punëtor i dalluar…”

Dr. sc. Muhib Lohaj

Referencë për Ridvan Bunjakun

Prishtinë, dhjetor 2004

***

“…During his studies, Ridvan Bunjaku was an excellent student and very active in the lectures on the subjects that I taught. During the lectures, he often asked very interesting questions, which showed the depth of his understanding of mathematical concepts and problems (…) Considering Ridvan’s preparation, we can freely say that he has an excellent foundation in the field of mathematics (…) Also in the collegial aspect, Ridvan is a cooperative, transparent and distinguished worker…”

Dr. sc. Muhib Lohaj

Reference for Ridvan Bunjaku

Prishtina, december 2004

(renditur kronologjikisht pastaj me alfabet – ordered latest first, then by alphabet)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s