Postuar te Përmbledhje, Zhvillim i softuerit

Analiza dhe dizajni i orientuar kah objektet

Analiza dhe dizajni i orientuar kah objektet i përmban pikat kryesore nga “Head First OOA&D” i Brett McLaughlin, Gary Pollice dhe David West, që është një udhëzues në OOA&D që është miqësor për trurin. Megjithëse libri është voluminoz (me mbi 600 faqe), dendësia e tij është e vogël, me faqe plot figura, vizatime e komente qesharake, me shembuj atraktivë, dhe krejt kjo mbi një themel të fuqishëm profesional mbi lëminë. Temat: Vazhdoni me leximin e “Analiza dhe dizajni i orientuar kah objektet”

Reklama
Postuar te Përmbledhje, Zhvillim i softuerit

Shkrimi i kërkesave më të mira

Shkrimi i kërkesave më të mira (pdf) është përmbledhje e librit nga Ian F. Alexander dhe Richard Stevens. Secili projekt ka sukses apo dështon varësisht nga cilësia e kërkesave të tij. Ato e caktojnë shtrirjen e tërë punës vijuese dhe i tregojnë ekipit të projektit se çka duan përdoruesit. Pa kërkesa të mira projektet dështojnë, vonohen, e tejkalojnë buxhetin, apo prodhojnë sisteme që nuk përdoren kurrë.

Postuar te Përmbledhje, Zhvillim i softuerit

Shkrimi i rasteve efektive të përdorimit

Shkrimi i rasteve efektive të përdorimit është përmbledhje e librit nga Alistair Cockburn. Rastet e përdorimit kurrë nuk kanë qenë kaq të lehta të kuptohen – apo të krijohen! Autori e ofron një udhëzues praktik, nga supa deri në ëmbëlsirë për zhvillimin e rasteve të përdorimit, Vazhdoni me leximin e “Shkrimi i rasteve efektive të përdorimit”

Postuar te Përmbledhje, Zhvillim i softuerit

Dizajni i ndërveprimit – përtej ndërveprimit njeri-kompjuter

Dizajni i ndërveprimit – përtej ndërveprimit njeri-kompjuter është përmbledhje nga libri i Yvonne Rogers, Helen Sharp dhe Jenny Preece. Ofron qasje ndër-disciplinare, praktike dhe të orientuar kah procesi ndaj Ndërveprimit Njeri-Kompjuter, Vazhdoni me leximin e “Dizajni i ndërveprimit – përtej ndërveprimit njeri-kompjuter”