Postuar te Artikuj & Tutoriale, Shkencë kompjuterike, Studime rastesh, Tekste

Metodologji praktike për Deep Learning

Shkarkoje: Metodologji_praktike_ne_Deep_Learning.pdf

Ky publikim është përkthim i kapitullit ‘Practical Methodology’ nga libri “Deep Learning”. Fillon me një përshkrim të metodologjisë së rekomanduar nga autorët dhe të procesit praktik të dizajnit. Pastaj shpjegohen hapat e procesit më detalisht. Në fund përshkruhet aplikimi i metodologjisë në shembullin real: sistemin e transkriptimit të numrave të adresave në Google Street View.

Publikimi mund të konsiderohet vazhdim i publikimit paraprak “Shembuj ilustrues nga Deep Learning” që është përmbledhje hyrëse informative.

Vazhdoni me leximin e “Metodologji praktike për Deep Learning”

Postuar te Shkencë kompjuterike, Studime rastesh, Tekste, Zhvillim i softuerit

Shembuj ilustrues nga Deep Learning

Shkarkoje këtu: deep_learning_shembuj_ilustrues

Ky publikim i paraqet disa shembuj ilustrues dhe koncepte hyrëse specifike për Deep Learning. Fillohet me disa figura ilustruese për t’u futur në temë. Pastaj paraqitet një shembull në algjebër lineare dhe një në njehsim numerik. Pas kësaj hyhet me një shembull në bazat e Machine Learning. Në fund shpjegohen rrjetet e thella feedforward dhe një shembull ilustrues.

Publikimi mund të konsiderohet hyrje për publikimin pasues “Metodologji praktike në Deep Learning” që e përshkruan një proces praktik të dizajnit të aplikimit.

Vazhdoni me leximin e “Shembuj ilustrues nga Deep Learning”

Postuar te Përmbledhje, Shkencë kompjuterike, Zhvillim i softuerit

Gërmimi i dataset-ave masivë

Shkarkoje publikimin këtu: Germimi_i_dataset-ave_masive (pdf)

Ky publikim flet për gërmimin e shënimeve, mirëpo fokusohet në gërmimin e shënimeve të sasive shumë të mëdha, domethënë kaq të mëdha sa që nuk i zë memorja kryesore. Për shkak të theksit në madhësi, shumë nga shembujt janë për Web-in apo shënimet e nxjerra nga Web-i. Për më tepër, libri bazë (Mining Massive Datasets) ka pikëpamje algoritmike: gërmimi i shënimeve ka të bëjë me aplikimin e algoritmeve në shënime, në vend se të përdoren shënimet për ta “trajnuar” ndonjë lloj motori të mësimit të makinës.

Vazhdoni me leximin e “Gërmimi i dataset-ave masivë”