Adresimi në radio i David Hilbert-it

Instrumenti që ndërmjetëson ndërmjet teorisë e praktikës, ndërmjet mendimit e vrojtimit, është matematika; ajo e ndërton urën lidhëse dhe e bën atë gjithnjë e më të fuqishme. Prandaj e tërë kultura jonë e tanishme, me aq sa mbështetet në intuitën intelektuale në natyrë dhe shfrytëzimin e saj, i ka themelet në matematikë. Tashmë, GALILEO ka thënë: “Natyrën mund ta kuptojë vetëm ai që e ka mësuar gjuhën dhe shenjat me të cilat na flet ajo; por kjo gjuhë është matematika dhe shenjat e saj janë figurat matematike”. KANT-i deklaroi, “Vazhdoj të them, edhe nëse s’më besoni, se në secilën shkencë të veçantë natyrore ka shkencë të vërtetë vetëm po aq sa ka matematikë.” Në fakt, nuk e zotërojmë një teori në shkencë natyrore deri kur ta kemi nxjerrë thelbin e saj matematik dhe ta kemi shpalosur tërësisht. Pa matematikë, astronomia dhe fizika e sotme do të ishin të pamundura; në pjesët e veta teorike, këto shkenca shpalosen drejtpërdrejt në matematikë. Këto, si shumë zbatime tjera, ia japin matematikës autoritetin që e gëzon te publiku i përgjithshëm.

Megjithatë, të gjithë matematikanët kanë refuzuar t’i lejojnë zbatimet të shërbejnë si standard i vlerës për matematikën. GAUSS-i fliste për tërheqjen magjike që e bëri teorinë e numrave shkencën e parapëlqyer për matematikanët e parë, pa e përmendur begatinë e saj të pashtershme, në të cilën deri tash i tejkalon të gjitha pjesët tjera të matematikës. KRONECKER-i i krahasoi teoristët e numrave me Ngrënësit e Lotuseve, që, pasi e kanë provuar një herë atë lezet, më nuk mundnin pa të.

Me mendjehollësi mahnitëse, matematikani i madh POINCARÉ e sulmoi një herë TOLSTOY-in, që pat sugjeruar se gjurmimi i “shkencës për hir të shkencës” është i pamend. Arritjet e industrisë, për shembull, nuk do ta kishin parë kurrë dritën e ditës po të ekzistonin mendje-praktikët të vetëm dhe po të mos gjurmoheshin këto përparime nga të pamendët e painteres.

Nuk guxojmë t’iu besojmë atyre, që sot me qëndrim filozofik dhe ton të superioritetit e profetizojnë rrënimin e kulturës dhe e pranojnë ignorabimus-in. Për ne nuk ka ignorabimus, dhe për mendimin tim madje askund në cilëndo shkencë natyrore. Në vend të ignorabimus-it të pamend le të qëndrojë kushtrimi ynë:

Duhet të dimë,

Do të dimë.

Hilbert-Oberwolfach-1932[1]

David Hilbert më 1932
(Me mirësjelljen e Archives of the Mathematisches Forschungsinstitut Oberwolfach)

Burimi:
https://www.maa.org/press/periodicals/convergence/david-hilberts-radio-address-english-translation

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: