Manifesti për Zhvillimin Agjil të Softuerit

http://agilemanifesto.org/iso/sq/

Manifesti për Zhvillimin Agjil të Softuerit

Ne po zbulojmë mënyra më të mira të zhvillimit të softuerit
duke zhvilluar softuer dhe duke iu ndihmuar të tjerëve ta bëjnë këtë.
Përmes kësaj pune kemi ardhur në përfundim se i vlerësojmë:

Individët dhe ndërveprimet mbi proceset dhe veglat
Softuerin funksional mbi dokumentimin e hollësishëm
Bashkëpunimin me klientin mbi negocimin e kontratës
Reagimin ndaj ndryshimit mbi përcjelljen e planit

Domethënë, ndërsa ka vlerë në gjërat në anën e djathtë,
ne i vlerësojmë më shumë gjërat në anën e majtë.

Kent Beck
Mike Beedle
Arie van Bennekum
Alistair Cockburn
Ward Cunningham
Martin Fowler
James Grenning
Jim Highsmith
Andrew Hunt
Ron Jeffries
Jon Kern
Brian Marick
Robert C. Martin
Steve Mellor
Ken Schwaber
Jeff Sutherland
Dave Thomas

© 2001, autorët e mësipërm
kjo deklaratë mund të kopjohet lirisht në çfarëdo forme,
por vetëm si e plotë përmes kësaj vërejtjeje.

Albanian translation from Ridvan Bunjaku,
with the help of Albanian Developers Community.
(Korrik 2011)

Principet prapa Manifestit Agjil

Ne i ndjekim këto principe

Prioriteti ynë më i lartë është ta kënaqim klientin
përmes dorëzimit të hershëm dhe të vazhdueshëm
të softuerit të vlefshëm.

Mirëpritni kërkesat që ndryshojnë, bile edhe vonë
në zhvillim. Proceset agjile e shfrytëzojnë ndryshimin
në favor të përparësisë konkurruese të klientit.

Dorëzoni shpesh softuer funksional, çdo disa javë
apo çdo disa muaj, duke preferuar
periudhë më të shkurtër kohore.

Njerëzit e biznesit dhe zhvilluesit softuerikë duhet
të punojnë bashkë përditë gjatë tërë projektit.

Ndërtoni projektet përreth individëve të motivuar.
Jepuani atyre ambientin dhe përkrahjen që iu nevojitet,
dhe besojuani punën që do ta kryejnë.

Metoda më efikase dhe më efektive e transmetimit
të informatave te një ekip i zhvillimit
dhe brenda tij është biseda sy-me-sy.

Softueri funksional është masa kryesore e përparimit.

Proceset agjile e promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm.
Sponsorët, zhvilluesit, dhe përdoruesit do të duhej të munden
ta mbajnë një ritëm konstant pafundësisht.

Vëmendja e vazhdueshme ndaj shkëlqyeshmërisë teknike
dhe dizajni i mirë e përmirësojnë agjilitetin.

Thjeshtësia — arti i maksimizimit të sasisë
së punës që nuk bëhet — është esenciale.

Arkitekturat, kërkesat, dhe dizajnet më të mira
dalin nga ekipet që organizohen vetë.

Në intervale të rregullta, ekipi reflekton mbi atë
se si të bëhet më efektiv, pastaj e rregullon
dhe e përshtat sjelljen e vet përkatësisht.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: