(Shkarkoje librin dhe kodin burimor këtu: OOP dhe teknika të programimit në praktikë)
OOP dhe teknika të programimit në praktikë është libër origjinal i imi ku shpjegohet OOP përmes shembullit praktik të shahut. Ky është libri i parë i këtij lloji shqip dhe ndër projektet më të mëdha shqip me kod të hapur. Kodi i përmban 4,398 rreshta të shkruar. Librin mund ta gjeni në libraritë kryesore të Prishtinës.
Kopja fizike e librit është në
- Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë
- Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë në Tiranë
- Bibliotekën Regjionale në Gjilan
Temat:
- Konceptet kryesore të OOP
- Klasa, objekti, instanca, metoda, dërgimi i mesazheve
- Trashëgimia, abstraksioni, enkapsulimi, polimorfizmi
- Shembulli i shahut
- Thelbi i algoritmit
- Klasat Figurë, Kalë, Mbret, Mbretëreshë, Oficer, Piun, Top
- Klasat Situatë, FushëBoshe, Kontrollues, Lojtar
- Funksionet e lojtarit
- lëvizja, lëvizja më e mirë, lëvizjet nëpër situata
- situatat më të mira, disa algoritme për gjetjen e lëvizjes
- Kodi burimor